• |
ide | kryesore

FOTO/ Douglas Costa testohet te Juventus, çmenden tifozët 

Arkiva, Sport
120207684-cc64417f-c823-4f54-8981-802d1f628b47.jpg


Sot është dita e Douglas Costa te Juventus. Sulmuesi kreu testet fizike në spitalin e Juventus ndërsa jashtë u mblodhën tifozët për t’i uruar mirëseardhjen. Pas transferimit të Hames Rodriguez në Mynih, Kosta do ta kishte shumë të vështirë të gjente hapësira nën urdhrat e Karlo Ançelotit, ndaj ka pranuar menjëherë transferimin në Itali duke arritur shpejt marrëveshjen me Juventusin. Mediat italiane raportojnë se akordi parimor është ai i huazimit për një sezon, duke paguar 6 milionë euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 40 milionë euro./lapsi.al/