• |
ide | kryesore

Hidhet shorti/ Kukësi mëson kundërshtarin e radhës në Champions

Arkiva, Sport
3873-610x400.jpg


Në Nion të Zvicrës u hodhet shorti i turit të tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Kukësi mësoi kundërshtarin e mundshëm që do të ketë përballë nëse kalon Sherif Tiraspol të Moldavisë. Ndeshjen e parë në fushën kundërshtare e kanë humbur 1-0, por kanë mundësi ta rekuperojnë. Nga shorti i hedhur Kukësi është vënë përballë fituesit të sfidës Karabak – Samtredia. Por Karabaku ku luan mbrojtesi shqiptar Ansi Agolli është thuajse i kualifikuar pasi në ndeshjen e parë ka fituar 5-0.  
SHORTI
Sllavia Praga- BATE Borisov / Alashkert
Malmo / Vardar – Zhilina / Kopenhagë
Linfilld / Sëlltik – Dundalk / Rosenborg
Hapoel Ber-Sheva / Honved – Zalgiris Vilnius / Ludogorets
Vitorul – APOEL / Dudelanzh
Hibernians  / Salcburg – Rijeka / TNS
Karabak / Samtredia – Sherif / Kukësi
Partizan Beograd / Buduçnost Podgorica -Olimpiakos
FC Steaua – Viktoria Plzen
Nicë-Ajaks