• |
ide | kryesore

Macron: SHBA-në dhe Francën nuk do t’i ndajë kurrë asgjë

Arkiva, Planet
FF381CDB-35FE-4F70-BFC8-31E54EBD67FC_w1023_r1_s.jpg



Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se SHBA-në dhe Francën “nuk do t’i ndajë kurrë asgjë”.

“Prania e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe e bashkëshortes së tij janë shenjë e një miqësie që ka vazhuar me kalimin e kohës. Dua t’i falënderoj ata, dua t’i falënderoj Shtetet e Bashkuara për zgjedhjen që kanë bërë 100 vjet më parë.” – tha Macron.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ishte nder i madh për të, për të përfaqësuar SHBA-në në Paradën e Ditës së Bastilles në Paris.

Dita Bastille është festë kombëtare në Francë, ndërsa këtë vit ka përkuar edhe me 100-vjetorin e hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.

Në një postim në Tëitter, Trump tha se parada e trupave amerikane dhe franceze në Paris ka qenë “madhështore”, shkruan Rel.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë qëndruar dy ditë në Paris.

Të enjten, Trump dhe Macron kanë zhvilluar një takim zyrtar, gjatë të cilit është folur për luftën kundër terrorizmit, marrëveshjen për klimën e të tjera.