• |
ide | kryesore

Përplasja në Kardif/ Bonuçi i vuri duart në fyt Dani Alveshit

Arkiva, Sport
Juventus--Mandzukic-zbardh-nat--n-e-Kardifit_TS_15-07-17_4866852015_.jpg


Gjatë një interviste të dhënë gazetarit serb Darko Menzovic, Mario Mandzukic ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së bardhezinjve përpara pjesës së dytë të finales së Ligës së Kampioneve në Kardif, duke zbuluar detaje rreth blerjes së re të Milan-it, Leonardo Bonucci: “Dëshiroj të ndërhyj për t’i dhënë fund zërave që flasin për një ambient jo të mirë brenda dhomave të zhveshjes së Juves. Ishin thjesht Bonucci dhe Dani Alves ata që e krijuan këtë atmosferë, që për fatin e mirë do të marrë fund me largimin e tyre. Ishin pikërisht ata të dy që u zunë gjatë finales dhe arsyeja është e thjeshtë: janë dy njerëz me karaktere të kundërta. Leo dhe Dani bënin shpesh fjalë dhe gjatë finales, asistuam në një nga skenat e tyre të shumta. Kur hymë në dhomat e zhveshjes të gjithë e kishim marrë sikur të ishte një ndeshje normale, sikur në lojë të ishin tre pikë kampionati, ose të paktën kështu lanë të kuptohej. Ndaj, pritej që Dani Alves, ashtu si në çdo ndeshje, sapo të hyri në dhomën e zhveshjes të ndezi Radio Party Groove, ndërsa ndërroheshim. Por këtë radhë nuk u mjaftua me këtë, ekzagjeroi duke vendosur Samba Do Janerio, me një volum shumë të lartë dhe nisi të kërcente sikur të mos kishte ditë tjetër nesër. 

Me vete mendova se ishte një idiot, por bëra sikur s’ishte asgjë dhe shkova drejt dollapit tim, por Leo jo, për të kjo kupë ishte një obsesion. Në fakt i shkoi përballë duke i thënë se do t’i thyente këmbët në tre sekonda, nëse nuk e hiqte atë muzikë. Sigurisht, nisi një debat që u duk se nuk mund të mbaronte më, deri sa Dani Alves tha që edhe nëse nuk e fitonte atë finale, gjithsesi ai kishte tre trofe të Champions në arkivin e tij, ndërsa Bonucci asnjë.

Në këtë pikë të gjithë u kthyen të skandalizuar, edhe unë e kisha fituar këtë  trofe, por as që nuk e kisha menduar një fjali të tillë, as nuk duhej menduar për humbjen e mundshme, nuk është në stilin e Juventus-it. Leo i vuri duart të fyt, dhe kur u duk sikur do ta godiste, Max i ndau dhe mori një vendim prej drejtuesi të vërtetë: ju tha se nuk kishte rëndësi se kush e kishte nisur, në fund të ndeshjes të dy do të ndëshkoheshin. Ishte një vendim shumë i drejtë. tani, në tërheqjen stërvitore grupi është i bashkuar si gjithmonë, pa arrogancën e gricëse të Leos- dhe pa brazilianin e bezdisshëm Dani Alves, që nuk na linte kurrë të ishim të qetë”./telesport/