• |
ide | kryesore

Mediat në Brazil: Neymar ka pranuar ofertën e PSG-së (Foto)

Arkiva, Sport
neymar1.jpg


Neymar pritet që gjatë kësaj vere të largohet nga Barcelona për të kaluar në Francë të PSG.

Mediat braziliane, Esporte Interativo dhe gazetari i Interactive Sport janë të bindur se Neymar gjatë kësaj vere do të transferohet në PSG.

Lojtari ka një klauzolë prej 222 milionë eurove, të cilën do ta paguajë skuadra franceze.

Kjo do të ndodh pasi edhe vet lojtari ka pranuar kushtet e PSG-së dhe transferimi i tij do të finalizohet javët e ardhshme.

Neymar kështu do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke thyer rekordin e Paul Pogbas, që për 110 milionë euro nga Juvenrtus kaloi në United.

Braziliani në Barcelonë është transferuar në vitin 2013 nga Snatos, ku ka shënuar 105 gola në 186 ndeshje. /Express/