• |
ide | kryesore

Ronaldo nxit spekulimet: Së shpejti bëj publik lajmin e madh (Foto)

Arkiva, Sport
20066113_115548422410832_8376568506589642752_n.jpg


E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë e paqartë teksa vet portugezi tani i ka nxitur edhe më shumë spekulimet.

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, vazhdon t’i mbajë në ethe tifozët, por edhe klubin, duke mos treguar se a do të vazhdojë të jetë edhe më tej pjesë e Los Blancos që shkruan histori në Ligën e Kampionëve, apo do të largohet pas tetë viteve qëndrimi në Madrid.

Që kur e përditshmja portugeze, A Bola, publikoi lajmin se Cristiano është i zemëruar dhe dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” pas akuzave për evazion fiskal, CR7 ka qenë temë e mediave botërore.

Roanldo nuk ka thënë ende nëse dëshiron të qëndrojë apo largohet, por përmes një postimi në rrjetet sociale, ka nxitur edhe më shumë spekulimet.

“Duke biseduar për biznes në restorantin tim të favorizuar TATEL në Ibiza!. Së shpejti do të bëj publik një lajm të madh”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale, duke mos treguar për çfarë bëhet fjalë.

406 gola në 394 ndeshje në gjitha garat, këto janë statistikat e portugezit me fanellën e Real Madridit që kur u transferua në “Bernabeu” në vitin 2009 nga Manchester Unitedi.