• |
ide | kryesore

Panucci fillon menjëherë nga puna

Arkiva, Sport
panuci.jpg


Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka filluar menjëherë nga puna. Pasi dha konferencën për shtyp  ai ka vendosur të shikojë nga afër skuadrat shqiptare që luajnë në kupat e Evropës.

Ai do të jetë i pranishëm sot në mbrëmje në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e kthimit mes Kukësit dhe Sherif Tiraspolit, i vlefshëm për turrin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Ndërsa, nesër 44-vjeçari italian do të udhëtojë drejt Korçës ku do të shohë nga afër takimin e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe FC Kairat