• |
ide | kryesore

Panucci mbërrin në Tiranë, hidhet firma në kontratën me FSHF (FOTO)

Arkiva, Sport
20179938_10211400910952388_99465335_n-470x264.jpg


Christian Panucci ka mbërritur mbrëmë vonë në Tiranë. Ai dhe FSHF arritën marrëveshjen për drejtimin e kombëtares. 

 

panuci

Në aeroportin e Rinasit ai u prit rreth orës 23:00 nga zyrtarë të FSHF. Një konferencë për shtyp e njoftuar nga Federata do të jetë kurorëzimi i negociatave të gjata për ta sjellë italianin në stolin e kombëtares. Objektivi i Panucci-t do të jetë kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2020. Nga kontrata ai do të përfitojë një pagë prej 20 mijë eurosh në muaj. Në stafin e tij pritet të ketë edhe ish -miq të tij në kohën kur luante në skuadrën e Romës. Panucci nuk ka eksperiencë të gjatë si trajner. Ai ka punuar si ndihmës i Fabio Capello në kombëtaren ruse dhe ka drejtuar për një kohë të shkurtër dy skuadra modeste në Itali. /Lapsi.al