• |
ide | kryesore

Cassano lë futbollin 6 ditë pasi firmosi të Verona

Arkiva, Sport
121417864-f4eb4151-c0b6-4386-95a4-dbb21571cb06.jpg


Mediat italiane e kanë quajtur “cassanata”-ën e radhës dhe ndoshta të fundit të sulmuesit Antonio Cassano i njohur për prapësitë e shumta në fushën e lojës dhe jashtë saj. Vetëm një javë më parë ai hodhi firmën te Verona në Seria A, por mediat italiane shkruajnë se ai ka vendosur të lërë përfundimisht futbollin e luajtur. 35-vjeçari ka vetëm 2 ditë që stërvitet nën urdhrat e trajnerit Pecchia. Motivet? Për momentin thuhet se janë “familjare”. /lapsi.al/