• |
ide | kryesore

“Gazzetta dello Sport”: Italia pushton Shqipërinë me …trajnerë futbolli

Arkiva, Sport
juli.JPG


Emërimi i italianit Mark Iuliano si trajneri i ri i Partizanit nuk është lënë në hije nga mediat e vendit fqinj. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë një shkrim me titullin, “Shqipëria, Made in Italy” mbi trajnerët italianë që kanë kërkuar “lavdinë” në “vendin e shqiponjave”. Gazeta italiane nënvizon se ish-mbrojtësi i Juventusit ka gjetur në Shqipëri Lucciano Mogi-n i cili ka vendin e drejtorit sportiv te skuadra e kryeqytetit.

“Mark Iuliano nuk është i pari italian që shkon në Shqipëri në kërkim të lavdisë. I pari ishte Giuseppe Dossena, i cili drejtoi disa muaj kombëtaren në vitin 2002. Asgjë e ngjashme me punën e bërë nga Gianni de Biasi i cili arriti ta kualifikonte skuadrën në Kampionatin e fundit Europian” – shkruan “Gazzetta” e cila kujton se pak ditë më parë një tjetër italian mori postin e trajnerit të Kombetares.

“Pak ditë më parë u zgjodh edhe pasardhësi i De Biasit. Kristian Panucci do të kërkojë të tregojë vlerat pas një eksperience të dështuar me Ternanën, e cila në verën e shkuar zgjati pak më shumë se një muaj. Të mërkurën Iuliano do të prezantohet te Partizani, një skuadër që e ka mbyllur sezonin e fundit në vendin e dytë të Kategorisë Superiore. Ndihmësi i tij do të jetë Alesandro Dosena, një tjetër italian sigurisht”, – shkruan “Gazzetta”.

Gjithsesi kanë qenë edhe disa trajnerë të tjerë italianë në klubet shqiptare që nuk përmenden Andrea Agostineli që drejtoi një vit të kuqtë dhe më pas shkoi te Skënderbeu dhe Adolfo Sormani që qëndroi pak muaj te Partizani./lapsi.al/