• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Juventus ofroi 40 milionë euro për Hysajn, por Napoli tha: “JO”

Arkiva, Sport
hysaj.jpg


“Juventus bëri një ofertë konkrete te Napoli për të blerë Hysajn”. Janë fjalët e gazetarit të “La Repubblica” Antonio Corbo për Canale 8. Sipas tij pak ditë më parë kampionët e Italisë bënë një telefonatë në klubin e Napolit duke ofruar 40 milion euro për mbrojtësin shqiptar. Ishte një ofertë e konsiderueshme, por Napoli ngriti një mur të lartë duke refuzuar çdo tratativë për shqiptarin: “Hysaj nuk preket”– ishin fjalët e klubit të Napolit.

Ndërsa portali lokal Iamnaples.it shkruan se pati kontakte mes Fabio Paratici dhe Cristiano Giuntoli për Hysajn, por nuk vijuan më tej për shkak të nervozizimit që ekziston te tifozeria e Napoli për transferimin e Higuain verën e kaluar.

Elseid Hysaj është nën kontratë me Napolin deri në vitin 2021, por mediat kanë përmendur vazhdimisht interes në drejtim të tij brenda dhe jashtë Italisë. 23-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm në ekipin e drejtuar nga Maurizio Sarri.

Elseid Hysaj është pjesë e Serie A prej 3 sezonesh, fillimisht me Empoli ku u formua si lojtar dhe më pas me Napoli. Sezonin e kaluar per kartonin e tij u interesuan edhe Bajerni i Mynihut, Arsenal apo Celsi. Hysaj rinovoi kontratënn një vit më parë dhe klauzola e largimit për ata që duan të blejnë shqiptarin është 50 milion euro.