• |
ide | kryesore

VIDEO/ Luan dobët, por Skënderbeu shpreson ende (shikoni golat)

Arkiva, Sport
fghvfghgg.jpg


Skënderbeu humbi 2-1 në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës përballë Mllada Boleslavit në Çeki. Korçarët nuk arritën t’i bënin ballë forcës së skuadrës kundërshtare teksa dhuruan një paraqitje të dobët në fushën e lojës. Goli në fushë kundërshtare u jep shpresë, por ashtu siç shkoi ndeshja mund të kishte shkuar edhe më mirë.

Mllada kaloi në avantazh në minutën e 42-të me anë të Shramostës pas një gabimi të Micit i cili nuk largoi dot si duhet një top brenda zonës. Skënderbeu arriti të barazonte shifrat në minutën e 86-të pasi një goditje nga jashtë zonës e Latifit u devijua në rrjetë nga Çmovsh. Gëzimi i korçarëve nuk zgjati më shumë se 1 minutë pasi Janosh kaloi sërish Mlladën në avantazh duke realizuar një supergol me thembër.

Pavarësisht humbjes, korçarët mbeten me shpresa për t’u kualifikuar në “play off” duke qenë se një javë më vonë në “Elbasan Arena” i mjafton një fitore 1-0. Goli në fushë të huaj mund të rezultojë vendimtar për vazhdimësinë e Skënderbeut në Ligën e Europës.