Fotot e futbollistit të Tiranës, Albi Doka përkrah Marina Farës në plazhet e jugut të Shqipërisë bënë xhiron e rrjeteve sociale, duke bërë të lindin edhe aludime për diçka mes tij dhe vajzës së këngëtares së njohur Eli Fara. Ka qenë vetë Marina, nëpërmjet rrjeteve sociale, që ka sqaruar “lidhjen” e saj me Dokën.
“Është e pabesueshme si disa portale dhe gazeta pa pyetur askënd për lidhjen që mund të ekzistojë mes personave, edhe miqtë e familjes t’i kthejnë në partnerë!!!!!!”, – shkruante ajo në një postim në Instagram duke shpjeguar se mes saj dhe futbollistit bardheblu kishte thjesht miqësi familjare.