• |
ide | kryesore

Incidenti/ Tulant Xhaka drejt konfliktit edhe me Panuçin

Arkiva, Sport
xhaka.jpg


Megjithëse Shqipëria ka ndryshuar trajner ditët e rikthimit në kombëtare të mesfushorit Taulant Xhaka duken të largëta. Ai përplasi derën e të kuqve para disa muajsh duke pretenduar se Xhani De Biazi i kishte rënë në qafë. Por me emërimin e Kristian Panuçit u duk sikur kalvarit të Xhakës i erdhi fundi. Nuk qe e thënë…

Gazeta “Panorama Sport” informon se takimi i shumëpërfolur që do të zhvillohej dje mes Panuçit dhe Xhakës në Bazel nuk ka ndodhur. Trajneri i kombëtares e ka pritur për më shumë se 3 orë futbollistin, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje duke mos iu përgjigjur telefonatave të italianit.

Panuçi ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së djeshme në kampionatin zviceran mes Bazelit dhe Luzernës për të ndjekur nga afër Xhakën dhe për të zhvilluar më pas një takim me të. Por ai ka pritur më kot. Ndoshta si shkak i këtij veprimi të çuditshëm të Xhakës është fakti se mesfushori nuk u aktivizua për asnjë minutë në takimin e djeshëm, madje pati dhe një debat me disa tifozë gjatë stërvitjes pas ndeshjes. Por pavarësisht arsyeve një gjë është e sigurtë. Ai ka marrë një minus të madh edhe nga trajneri i ri.