• |
ide | kryesore

Operacioni financiar/ Neymar drejt Parisit

Arkiva, Sport
Capture.PNG


Telenovela e verës ajo e kalimit të Neymarit nga Barcelona në PSG po shkon drejt përfundimit. Tashmë të gjithë janë të bindur, Neymar do të largohet gjatë kësaj vere nga Barcelona për të kaluar në Francë të PSG. Këtë e pranojnë edhe mediat katalanase, të cilat shkruajnë se të martën Neymar do të kryejë testet mjekësore prane ekipit të doktorëve të PSG. Titulli i të përditshmes “Sport është pa ekuivoke: “Ai po largohet” Gazeta thotë gjithëashtu se ai do të zëvendësohet nga Couthino. La Vanguardia flet nga ana e saj për një transferim evident dhe thotë se tashmë nuk pritet vecse lajmërimi i lojtarit. Kurse Mundo Deportivo e merr për të kryer largimin dhe pretendon se ai do të zëvendësohet nga Ousmane Dembélé ose Kylian Mbappé.

Lojtari pas turneut të Amerikës nuk është kthyer në Barcelonë, por ka vazhduar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në një event marketingu, për të vazhduar më pas në Katar, ku edhe do të kryej testet mjekësore. Fillimisht ishte menduar se PSG do të paguajë klauzolën e lojtarit prej 222 milionë eurosh, por, kjo është e pamundur. Arsyeja e parë është se me taksat e larta shifra shkonte mbi 300 milionë euro. E dyta lidhet me kontrollin e Fair Paly-t Financiar të UEFA-s që nuk ia bën të mundur asnjë skuadre të shpenzojë më shumë para sesa mundet të fitojë.

Por për këtë PSG ka gjetur një truk.

La prima pagina di Sport

Në ndihmë PSG-së do t’i vijë kompania nga Katari, ‘Qatar Sports Investment” që ka të njëjtin president sikurse PSG, Nasser Al-Khelaifin. Do të jetë kjo shoqëri që do t’i paguajë lojtarit 300 milionë euro si figura qendrore e Botërorit të vitit 2022. Në këtë mënyrë, më pas do të jetë vet lojtari që do të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës kundrejt Barcelonës, duke u liruar nga ajo për të firmosur më pas me francezët për zero euro.

Shumë shpejt, me gjasë emri i Netmar do të rendite përkrah 10 tradhëtarëve më të mëdhenj të Barcelonës. Ashtu sikurse shihet në videon më poshtë ata janë: Maradona, Figo, Ibrahimoviç, Shuster, Ronaldo Romario, Eto, Tiago, Dani Alves.