• |
ide | kryesore

VIDEO/ Spektakël dhe gola në Juventus – Roma

Arkiva, Sport
C_29_articolo_1165034_upiImgLancioOriz-470x252.png


Turneu ICC në SHBA është mbyllur me ndeshjen e luajtur mes Juventusit dhe Romës. Dy skuadrat kanë testuar veten në një duel që u mbyll me shifrat 1-1 në kohën e rregullt dhe u deshën penalltitë për të përcaktuar fituesin. Manxhukiç kaloi në avantazh Juventusin në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ishte Xheko që vendosi barzapeshën. Barazimi çoi skuadrat drejt penalltive, ku më e saktë u tregua skuadra e Juventusit, e cila fitoi me shifrat 5-4 në gjuajtjet nga pika e bardhë.