• |
ide | kryesore

Mavraj, kapiten te Hamburgu

Arkiva, Sport
mavraj.jpg


Përveçse një prej lojtarëve më të rëndësishëm, Mërgim Mavraj do të jetë edhe një prej liderëve të Hamburgut për sezonin e ri. Skuadra e Bundesligës mbylli fazën përgatitore në Austri, me ndeshjen miqësore të luajtur përballë turqve të Antalyaspor.

Ajo që spikati në startin e testit, ishte fakti që mbrojtësi kuqezi mbante shiritin e kapitenit, ndërsa përballë tij kishte as më shumë e as më pak, por Samuel Eto’o.

Kjo ishte hera e parë që Mavraj mbante shiritin e kapitenit te Hamburgu, ndërsa në fund skuadra gjermane u mposht me rezultatin 2-0. Antalyaspor shënoi në minutën e 39-të me Maicon shkruan SS.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti vetëm në 45 minutat e para të miqësores, me trajnerin Markus Gisdol që i dha mundësi të gjithë futbollistëve të aktivizoheshin.

E ndërsa Hamburgu shfaqi probleme në fazën sulmuese, duke mos arritur të finalizonte mundësitë e krijuara, në të 61-tën rivalët nga Superliga turke dyfishuan rezultatin me kamerunasin Eto’o, i cili shënoi me 11-metërsh.