• |
ide | kryesore

Washington Post: FBI kontrolloi shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Trump

Arkiva, Planet
Paul-Manafort.jpg



Gazeta amerikane “Washington Post” njoftoi se agjentët e FBI-së kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e Paul Manafort, ish-kreut të fushatës elektorale të Donald Trump, në kuadër të hetimit lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

“Agjentët e FBI-së kontrolluan shtëpinë e Manafortit në Virginia më 26 korrik, një ditë pasi ai ishte takuar jozyrtarisht me anëtarë të Komitetit të Shërbimeve Sekrete të Senatit dhe sekuestruan dokumente dhe materiale të tjera”, njoftoi gazeta duke cituar persona të angazhuar në hetimin në fjalë.

Manafort, një lobist i Uashingtonit, i cili kryesoi fushatën presidenciale të Trumpit nga qershori deri në gusht të vitit 2016, u pyet nga anëtarët e këtij komiteti lidhur me kontaktet e tij me Rusinë gjatë fushatës, ndërkohë që i ka dorëzuar disa dokumente një komisioni hetimor të Kongresit.

Manafort dha dorëheqjen si drejtues i fushatës presidenciale të Trumpit pas akuzave për marrjen e pagesave të majme nga qeveria e mëparshme proruse e Ukrainës.

Ai tani është në qendër të hetimit të Departamentit të Drejtësisë lidhur me ndërhyrjen e ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.