• |
ide | kryesore

Personazhet e njohur botërorë që u refuzuan nga stilistët

I pakategorizuar



Nuk ka rëndësi nëse je një ndër supermodelet më të suksesshme në botë, pasi ka disa stilistë të cilët edhe mund të të refuzojnë që të bashkëpunojnë me ty. Kjo gjë i ka ndodhur Ashley Graham, e cila kohët e fundit ka treguar për New York Magazinë se stilistët kanë refuzuar të punojnë me të për shkak të përmasave të saj truprore.

 

Ajo solli një gjë ndryshe në pasarelat botërore në fakt, pasi ndryshoi tërësisht atë që për vite është idealizuar se një modele duhet të jetë e dobët. Por përveç Ashley, ka edhe personazhe të tjerë të njohur që janë refuzuar nga stilistët.

1

Melissa McCarthy
Melissa McCarthy e nominuar për Oscar por pa një fustan. Në vitin 2012, aktorja e “Bridesmaids”, nuk u mor përsipër nga stilistët e njohur për t’i realizuar asaj një fustan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

2

Melania Trump 
Zonjën e Parë e refuzuan stilistët më të njohur botërorë për shkak të mospëlqimit që kanë ndaj bashkëshortit të saj, presidentit Trump.

3

Khloé Kardashian
“Përfundimisht mendoj se stilistët dhe njerëzit në përgjithësi më shohin më shumë tani që kam rënë në peshë”,-është shprehur Khloé Kardashian për Harper’s Bazaar Us. Sipas Kloe stilistët e kanë refuzuar për shkak të përmasave të saj të mëdha.

4

Beyonce
Shumë stilistë të njohur do të ishin mjaft të lumtur që të vishnin mbretëreshën e popit Beyonce, por ka pasur një periudhë në jetën e saj që edhe atë e kanë refuzuar. Kur ishte pjesë e grupit Destiny Child, stilistët e njohur refuzuan të vishnin grupin e vajzave.

5

Octavia Spencer
Fituesja e çmimit Oscar, Octavia Spencer ka treguar vështirësitë e saj për të gjetur një stilist që ta veshë atë në Golden Globe Awards 2012. Spencer është shprehur se për shkak se është e shkurtër, dhe e mbushur, është e vështirë që një stilist të realizojë një fustan të bukur për të.