• |
ide | kryesore

Scaramucci: Trump-in po kërkojnë t’a rrëzojnë në Uashington

Arkiva, Planet
Screen Shot 2017-08-13 at 8.15.52 PM.png



Ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, i cili muajin e kaluar u shkarkua nga ky post, deklaroi sot se ka njerëz në Uashington që janë duke punuar kundër presidentit Donald Trump.

Sipas Scaramuccit, ka disa elemente brenda Shtëpisë së Bardhë që po tentojnë ta nxjerrin jashtë presidentin Trump.

“Çfarë ndodh në Uashington.. është se presidenti nuk është përfaqësues i klasës së establishmentit politik, prandaj për kushedi çfarë arsyeje, disa persona kanë vendosur ta rrëzojnë atë,” – u shpreh ai.

“Mendoj se ka elemente brenda Uashingtonit, e po ashtu në Shtëpinë e Bardhë, që nuk janë duke iu ndihmuar me doemos interesave dhe agjendës së presidentit,” – ka thënë ai.

Scaramucci u shpreh se po punohet për të identifikuar individët dhe se priten të bëhen ndryshime strategjike në Shtëpinë e Bardhë.