• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kaka tallet me shokun, por merr “të kuq” nga VAR

Arkiva, Sport
gyjhjyu.JPG


Jashtë loje për të përdorim dhune. Edhe paqësori Kaka është nxjerrë nga loja në minutën e 97-të në sfidën mes New York Red Bulls dhe Orlando. Shkak u bë gjesti i tij duke i vënë duart në fytyrë Collin, njërit prej kundërshtarëve me të cilin kishte njohje të hershme. Një episod që ka ngjallur shumë polemika në SHBA pas vendimit të arbitrit Gonzales pasi u sinjalizua nga VAR. Kaka ndërhyri në mes të një përplasjeje mes lojtarëve dhe në përpjekje për të ulur tensionet bëri shaka me shokun e tij, por sitemi nuk e ka falur. “Ishte shaka” – i thanë të dy arbitrit i cili nuk tërhiqej për vendimin e marrë. /lapsi.al/