• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lille mbetet pa portier, pëson 3 gola në 14 minuta

Arkiva, Sport
sefsrfsdfffff.jpg


Trajneri i Lille, Marcelo Bielsa duket se ka bërë një gabim të rëndë në sfidën me Strasbourg ku skuadra e tij humbi 3-0. Ai kreu 3 ndërrime në pjesën e parë në minutat 12’, 18’ dhe 38’ pa menduar se çfarë mund të ndodhte në të dytën. Gafa e portierit Mike Maignan bëri që ai të ndëshkohet me kartonn të kuq. Portieri u përfshi në një përplasje me një lojtar kundërshtar dhe e goditi atë me top në kokë. Kaq mjaftoi dhe arbitri e dënoi me karton të kuq në minutën e 63-të dhe nuk kishte asnjë mundësi që në portë të hynte portieri i dytë. Vendin e tij e zuri sulmuesi Nicolas de Preville, por pësoi menjëherë gol. Në portë më pas hyri mbrojtësi, Ibrahim Amadou, i cili pësoi edhe 2 gola deri në fund të takimit.