• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shtyu arbitrin, jepet dënimi për Cristiano Ronaldo

Arkiva, Sport
FC-Barcelona-v-Real-Madrid-Supercopa-de-Espana-1st-Leg.jpg


Edhe pse u fut në fund të pjesës së dytë ditën e djeshme në përballjen me Barcelonën, Cristiano Ronaldo u kthye në një nga protagonistët e sfidës. Sapo hyri, ai shënoi një gol spektakolar, imitoi Leo Messi-n me fanellën që ia drejtoi tifozëve të Camp Nou, dhe 5 minuta më vonë u largua nga ndeshja me karton të kuq. Edhe pse u fut në fund të pjesës së dytë ditën e djeshme në përballjen me Barcelonën, Cristiano Ronaldo u kthye në një nga protagonistët e sfidës.

Pasi mori kartonin e parë të verdhë duke qenë se hoqi fanellën kur shënoi gol, Ronaldo simuloi duke kërkuar një penallti. Më pas erdhi reagimi i arbitrit i cili e ndëshkoi me karton të kuq, vendim i cili nuk i pëlqeu portugezit, i cili duke vënë duart në kokë, shtyu më pas arbitrin De Burgos Bengoechea. Sot u mor vendimi për dënimin e Ronaldo-s, dhe federata spanjolle dënoi yllin e Real Madrid me 5 ndeshje.