• |
ide | kryesore

(VIDEO) Si i përplasi makina protestuesit në SHBA

Arkiva, Planet
video.jpg



Ky është momenti kur makina goditi grupin e protestuesve anti-fashistë në SHBA, ku mbeti e vdekur 32-vjeçarja Heather Heyer dhe të paktën 19 të tjerë u plagosën.

Pamjet tregojnë automjetin Dodge Challenger që futet mes protestuesve  në rrugën e mbushur plot me njerëz. 

Turma e njerëzve po kundërshtonin një tubim të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e dënoi dhunën dhe guvernatori i Virxhinias shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. 

E djathta ekstreme ka bërë thirrje për të protestuar kundër planeve për të hequr një statujë të një gjenerali, i cili kishte luftuar për konfederatën pro-skllavërisë gjatë Luftës Civile të SHBA-ve.