• |
ide | kryesore

VIDEO/ Milan bojkotin Sky për shkak të të dashurës së Buffon

Arkiva, Sport
234150388-83186ed6-b3b1-41b6-b77f-8a779e0e4302.png


Një polemikë e zjarrtë plasi mbrëmjen e së dielës pas ndeshjes mes Milanit dhe Crotones. Megjithëse kishin nisur kampionatin me një fitore të pastër 3-0 asnjë nga kuqezinjtë e Milanos nuk doli në ekranin e Sky për të dhënë intervista pas ndeshjes. Kjo për shkak të prezantueses Ilaria D’Amico, e dashura e Buffon.

Shkak u bë një batutë e saj. “Nëse ka të gjithë mbulimin financiar atëherë Milan ka bërë një merkato të çmendur. Dhe fraza “nëse” duhet theksuar sepse ka pasur së fundmi shumë zëra për investime të tjera dhe duhet parë e zea mbi të bardhë”. Kjo frazë nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Milan dhe kanë bojkotuar rrjetin Sky Sport. Por një ditë më pas ka ardhur konfirmimi se Milan e ka kaluar këtë ngjarje dhe se do të vazhdojë të respektojë kontartën që ka me Sky për ndeshjen e kthimit me Shkëndijën. /lapsi.al/