• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rrihet për vdekje në rrugë kampioni rus (Kujdes! Pamje të rënda!)

Arkiva, Sport
rusi-470x244.jpg


Andrei Draçev, kampioni i botës dhe i Europës në powerlifting (ngritje peshash, një kategori e ndarë nga peshëngritja), është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pasi është rrahur për vdekje jashtë një lokali në Dagestan.
Mediat ruse kanë publikuar lajmin tragjik dhe më pas videot videot e zënkës jashtë lokalit ku Draçev u përfshi në një debat me personin që kërkohet nga policia si shkaktar i kësaj tragjedie, luftëtari i MMA, Ainar Ziranov.
32-vjeçari Andrei Draçev ishte një emër shumë i njohur në sportin e ngritjes së peshave. Ai vendosi një rekord botëror në atë që cilësohet si triatloni i këtij sporti, duke ngritur në tre disiplinat e ndryshme peshën totale 1 ton e 75,5 kilogramë.