• |
ide | kryesore

‘Gjuetia e azilkërkuesve’/ Si po shuhen shpresat e shqiptarëve për një jetë më të mirë në BE

I pakategorizuar
a;lsdkfj.jpeg



Policia e Shtetit i’u bëri thirrje shqiptarëve që tentojnë të marrin azil në vendet e BE-së, të mos e marrin këtë iniciativë, pasi sipas njoftimit, shanset për azil në BE janë zero dhe qytetarët nuk duhet të bëjnë shpenzime të kota ose të bien pre e mashtrimeve.

Për të mbështetur këtë qëndrim, në fund të njoftimit shkruhet se shtetasit që kërkojnë shkollim më të mirë ose që duan të gjejnë punë të ligjshme në BE mund të ndjekin rrugët ligjore.

Në njoftim sillen fakte si: “në 24 orë janë kthyer në vend 157 shtetas që kërkonin azil në vendet e BE”, me idenë se për çdo azilkërkues që merr kurajon të lërë vendin e tij për një mundësi më të mirë, kthimi në këtë vend është i paevitueshëm.

Në nxitimin e autoriteteve shqiptare për të trumpetuar punën e tyre për të gjetur shqiptarët që po lënë vendin për një mundësi më të mirë jashtë, duket se shmangen aryset e vërteta të qytetarëve që marrin këtë iniciativë, si varfëria deri në skamje, apo mugesa e informacionit për të ndjekur rrugët ligjore për t’u zhvendosur në BE për punë dhe shkollë.

Vitet e fundit, azilkërkuesit shqiptarë kanë arritur shpesh herë të ‘bëjnë’ lajmin e ditës në vendet e BE-së, fenomen shqetësues në një Shqipëri që nuk po përjeton luftë ose ngjarje të tjera shkatërruese.

Pikëpyetja që ngrihet rreth këtyre masave të autoriteteve shqiptare për të kapur azilkërkuesit dhe për t’i kthyer, është nëse alarmimi i autoriteteve të huaja, sikurse Holanda që dyshohet se kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, është qëllimi që fsheh ky aksion. Rikthimi i vizave për shqiptarët pas 9 vitesh lëvizje të lirë në zonën “Schengen” do të ishte një hap i madh prapa për vendin, dhe një barrë e rëndë që do të binte direkt mbi shpatullat e qeverisë. /LAPSI.AL/

Njoftimi i policisë:

Vijon kthimi nga vendet e BE-së, (Franca dhe Gjermania), i shtetasëve shqiptarë që kishin kërkuar azil për motive Ekonomike/shëndetësore.

Brenda 24 orëve të fundit janë ulur në Rinas 3 chartera, me shtetas shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca.

Riatdhesohen 157 shtetas, nga këta , 131 janë kthyer nga Gjermania, dhe 26 nga Franca.

Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto vende.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha policitë partnere për të riatdhesuar të gjithë ata shtetas që kërkojnë azil në vendet e BE-SË.

Masat shtesë të marra në fillim të muajit Gusht kanë sjellë një rënie të shtetasëve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.

Policia e Shtetit i’u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme , të mos bien pre e mashtrimeve , të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.

Të gjithë ata shtetas që kërkojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë të ligjshme, kanë të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore për ti kërkuar në vendet e BE-së.