• |
ide | kryesore

VIDEO/ Inter përmbys Romën në Olimpico me dopietë të Icardi

Arkiva, Sport
icardi_1503780147-6946944.jpg


Interi e ka nisur furishëm sezonin e ri në Serie A duke iu dërguar sinjale rivalëve se ka skuadër për të luftuar për titull. Të besuarit e Luciano Spallettit në javën e dytë në Serie A e mposhtën Romën në “Olimpico”. Roma e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi përmes sulmuesit, Edin Dzeko, i cili realizoi në minutën e 15-të.

Por, Spalletti, që ka drejtuar Romën për afër dy vite, duket se i di shumë mirë pikët e dobëta të tyre pasi deri në fund skuadra e tije re arriti të shënojë tre gola. Kapiteni dhe sulmuesi, Mauro Icardi, ishte ai që përmbysi gjithçka duke shënuar dy gola (67’ dhe 77’), ndërsa golin e qetësisë e shënoi mesfushori i ri i transferuar nga Fiorentina, Matias Vecino në minutën e 87’të. Interi ka grumbulluar 6 pikë në 2 ndeshje.