• |
ide | kryesore

Ndeshja e shekullit/ Mayweather fiton ndaj McGregor

Arkiva, Sport
IMG-20170827-WA0000.jpg


Floyd Mayweather fitoi ndeshjen e shumëpritur të boksit me kampionin e UFC, Conor McGregor. 

Çka e bënte të veçantë këtë ndeshje ishte deputimi i McGregor në boks. Ai superoi Mayweatherin në tre raundet e para, derisa Mayweather u hodh në sulm. Ndeshja u mbyll në raundin e 10, kur arbitri ndërhyri duke shmangur një dëmtim të McGregor, i cili ishte vënë pas telave duke ngrënë grusht pas grushti. 

Pavarësisht humbjes së Mcgregor, për të gjithçka justifikohet. Ringu i boksit nuk është ‘ambjenti’ i tij. Ai mori guximin të sfidojë kampionin Mayweather në ringun ku nuk ka pësuar asnjë humbje. Sigurisht, rezultati do të ishte i anasjelltë nëse Mayweather do të ndeshej me McGregor në oktagon, ku përpos grushteve, përfshihen goditjet me këmbë, kapjet në tokë apo edhe goditjet pas koke. 

Kjo ndeshje u cilësua si ‘ndeshja e parave’, pasi fitimet që solli dhe pagesat e dy atletëve thyen çdo rekord. Sot, 50 herë kampioni i padiskutueshëm i boksit, Floyd Mayëeather ka përfituar 400 milion dollarë nga ndeshja. Nga ana tjetër, kampioni i padiskutueshëm i UFC (artet e miskuara marciale), irlandezi McGregor përfitoi 150 milion dollarë. 

40-vjeçari Mayweather deklaroi se do të tërhiqej përfundimisht pas kësaj ndeshje dhe vlerësoi Conor McGregor, duke thënë se është ‘një kampion i padiskutueshëm’. Mayweather mbylli fjalën e tij pas ndeshjes duke thënë: “Sot zgjodha partnerin më të mirë të kërcimit, për kërcimin tim të fundit.” LAPSI.AL