Liverpooli ka dhuruar spektakël në “Anfield”, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat të thellë 4:0,.
Roberto Firmino (17’), Sadio Mane (40’), Mohamed Salah (57’) dhe Daniel Sturridge (78’) shënuan për fitoren mbresëlënëse të Liverpoolit, që ia shkaktoi Arsenalit humbjen e dytë radhazi.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ka grumbulluar 7 pikë dhe gjendet në vendin e dytë.
Ndërsa Arsenali renditet në vendin e 16-të pas 3 javëve me vetëm 3 pikë të grumbulluara shkruan Gazeta Express.