• |
ide | kryesore

Si veproi Pink kur vajza i tha se ndihej më e shëmtuara në botë

I pakategorizuar



Një prej temave kryesore që të gjithë artistët të cilët parakaluan në tapetin e kuq të MTV2017 u përpoqën t’i rezistonin ishte padrejtësia sociale dhe administrata Trump.

Teksa të gjitha vajzat kishin zgjedhur fustane që të nxirrnin në pah format e tyre trupore, Pink e shoqëruar nga vajza dhe bashkëshorti i saj ishin të veshur me kostume paksa burrërore. Askujt nuk i bëri përshtypje, pasi fundja ajo “Pink”.

Qëllimin e kësaj zgjedhje e tregoi më vonë kur rrëmbeu një trofe. Ajo mbajti një fjalim, ku përçoi një mesazh shumë të rëndësishëm për vajzën e saj të vogël, por edhe për të gjithë fëmijët në botë.

Vajza ime, tha Pink, më ka thënë shpesh kohët e fundit që ishte personi më i shëmtuar që njihte… dhe përgjigja që ajo i kishte dhënë shërbeu si një mesazh edhe për të tjerët.

“Ajo më tha: Mama, unë jam vajza më e shëmtuar që unë njoh dhe unë i thashë, Çfarë? “Po, unë dukem si një djalë me flokë të gjatë”. Në një moment mendova: ‘Oh Zoti im, je vetëm 6 vjeç. Pse? Nga vjen kjo? Kush ta tha këtë? … Por unë nuk i thashë asgjë. Në vend të kësaj, unë shkova në shtëpi, dhe bëra një prezantim Powerpoint për të mbi jetën dhe të vërtetën e disa prej yjeve të rrokut androgjen si Prince, David Bowie dhe artistëve të tjerë që jetojnë të vërtetën e tyre”, tregon Pink.

Pavarësisht kësaj, ajo nuk kishte ndryshuar mendim për vetes se “duket si djalë”, atëherë Pink i tregoi historinë e saj.

“Kur njerëzit tallen me mua, ata thonë se unë dukem si një djalë, ose unë jam shumë mashkullore, se i kam flokët e shkurtër apo se trupi im është shumë i fortë”. Dhe unë i thashë asaj: “A po sheh se unë po i rris flokët? A sheh se unë po mundohem të ndryshoj trupin tim? A po sheh se kam ndryshuar mënyrën se si unë ia paraqes veten time botës? A po sheh se si po dal në skena në mbarë botën? Pra, vajzë e vogël, ne nuk ndryshojmë. Ne marrim guackën dhe bëjmë një margaritar. Ti je shumë e bukur!”

Fjalimin e mbylli duke i drejtuar vajzës e cila ndodhej në publik: “Dhe ti, vajza ime e dashur, je e bukur dhe unë të dua”.