• |
ide | kryesore

Basha: Si po triumfon krimi në politikë nëpërmjet promovimit të Ruçit dhe Xhafajt

I pakategorizuar
LulzimBasha-2.jpg



Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama po trumpeton luftë false kundër drogës, por kokat e krimit, sipas tij, gëzojnë mbrojtje dhe pandëshkueshmëri.

Basha sjell në vëmendje emërimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe emërimin e Fatmir Xhafajt Ministër të Brendshëm. Për Ruçin, Basha shprehet se qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA, për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Për Fatmir Xhafajn, kryedemokrati thotë se është përfshirë në mbrojtjen e të vëllait, që sipas Bashës është një nga kokat e trafikut të drogës nga Amerika Latine në Europë.

Duke u shprehur se përpos Ruçit dhe Xhafajt, ka dhe deputetë të tjerë të Ramës që janë të lidhur ngushtë me krimin, Lulzim Basha shkroi në Facebook se mposhtja e krimit me lidhje politike është sfida kryesore që duhet të kapërcejë Shqipëria. /LAPSI.AL/

STATUSI I LULZIM BASHËS:
Nën trysninë ndërkombëtare dhe përpara rrezikut të ndalimit të lëvizjes së lirë dhe integrimit për shkak të krimit të organizuar dhe drogës, Rama po trumbeton një luftë fallso kundër drogës me shfaqje televizive. Marifeti është shënjestrimi i figurave të parëndësishme, ndërkohë që kokat e krimit të organizuar gëzojnë mbrojtje dhe pandëshkueshmëri.

Por çfarë e demaskon vullnetin e vërtetë politik të Ramës është emërimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme. Promovimi i tyre është triumf i krimit të organizuar në politikë. Që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA Gramoz Ruçit për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Fatmir Xhafaj është një tjetër figurë e diskredituar, i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykara e Lartë e Italisë si një nga kokat e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Disa deputetë të tjerë të afërt të Edi Ramës në Kuvend janë gjithashtu të lidhur me krimin dhe drogën.

Mposhtja e krimit të organizuar me mbështetje dhe lidhje politike është sfida kryesore që duhet të kapërcejë Shqipëria. Kjo kërkon vetëdijësimin dhe bashkimin e të gjithë njerëzve që duan një vend normal, pa krim e drogë, me mundësi për të jetuar ndershëm.