Fitorja në transfertë përballë bashkëmoshatarëve të Islandës është përjetuar me shumë eufori në dhomat e zhveshjeve të përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë. Pas suksesit 3-2 në Reikjavik, kuqezinjtë kanë hyrë në dhomat e zhveshjeve duke i kthyer ato në një tribunë stadiumi të mirëfilltë, me kore ultrasish. FSHF ka postuar video nga momenti i festimeve të djemve, me një mesazh në Facebook, ku e cilëson ekipin” favorit potencial për kualifikimin e mundshëm”.
VIDEO / Festa e kombëtares pas fitores: “Kush s’kërcen nuk është shqiptar, o hej!”
Arkiva, Sport
![shpresat-470x259.jpg](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2017/09/shpresat-470x259.jpg)