• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Mbappe bën stërvitjen e parë te PSG

Arkiva, Sport
7_1504715463-2110528.jpg


Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka kryer stërvitjen e parë me skuadrën e PSG-së, pasi u largua nga Monaco për 180 milionë euro. Në stërvitjen e parë 18-vjeçari është parë shumë i afërt me sulmuesin brazilian, Neymar, i cili po ashtu gjatë kësaj vere u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro. Mbappe duket se menjëherë është bërë shok me brazilianin, me të cilin ka qenë shumë afër gjatë tërë stërvitjes. Mbetet të shihet si do të funksionojnë kjo dyshe edhe në fundjavë në Ligue 1.