• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë, stadiumi bosh

Arkiva, Sport
hoxha-gol.jpg


U luajt në stadiumin “Selman Stërmasi” finalja e edicionit të 24-t të Superkupës së Shqipërisë, ku përballë u vunë Kukësi, kampioni i Superligës dhe Tirana fituese e Kupës së Shqipërisë. Kukësi vinte edhe si fituesi në fuqi i Superkupës së Shqipërisë, por nuk ka arritur ta fitojë për herë të dytë këtë trofe. Ka qenë një gol i Hoxhallarit në minutën e 90-të që u ka dhënë bardhebluve trofeun e parë të sezonit. Të dyja skuadrat e mbyllën me nga 10 lojtarë pasi Shameti në minutën e 28-të dhe Turtulli në të 91-tën dolën me karton të kuq. Ajo që y vu re ishte prania mjaft e pakët e tifozëve në stadium për të dyja skuadrat.