• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ze Maria i bashkohet korit: “Kush s’kërcen është morr i kuq!”

Arkiva, Sport
ze-maria-superkupa-470x271.jpg


Tifozët e Tiranës të pranishëm në stadium nuk kanë vonuar që të nisin koret e tyre kundër kundërshtarëve historikë të Partizanit. Në momentin kur skuadra e Tiranës shkoi të duartrokiste para tyre, nga tribunat filluan thirrjet: “kush s’kërcen është morr i kuq”, të cilit iu bashkuan edhe futbollistët në fushë. Edhe Ze Maria u përfshi në entuziazmin e momentit, duke kërcyer bashkë me lojtarët e tij këtë kor të cilin me siguri do ta dëgjojë shpesh gjatë rrugëtimit në stolin e Tiranës shkruan Panorama.