• |
ide | kryesore

Panuçi ngre zërin në konferencën për shtyp: Cikalleshi nuk mund të më bëjë budalla

Arkiva, Sport
panuci4-470x327.jpg


Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka ngritur zërin në konferencën për shtyp ndërsa ka sqaruar përjashtimin e Cikalleshit nga ekipi për shkak të mosardhjes në kohë në grumbullim.

“Basha luajti të hënën në darkë, kishte kampionat. Duhet respekti, ekziston email-i për kontratat, ekzistojnë menaxherët që ta sjellin kontratën. Avioni është në 8 të mëngjesit, më telefonon në 9 dhe kjo është mungesë respekti. Nuk dua të më bëjnë për budalla.

Nëse avioni është në 8 dhe në 9 duhet të firmosë kontratën, ai duhet të vijë, menaxheri të vijë në Tiranë për të firmosur, sepse kombëtarja është kombëtarja. Avioni nuk është justifikim, nëse nuk e di se lojtari mund të firmosë me e-mail, apo vjen menaxheri këtu, kjo është çështje tjetër.”

Pse Abrashi dhe Kukeli nuk mund të vinin në orën 1?

“Ata vinin në orën 3, nuk është se mund të fluturojnë, nëse është për të ardhur në 1, në 1 duhet të jenë këtu, do ngrihen edhe në 5 të mëngjesit. Nëse më telefonon dhe më thua: “Mister kam djalin të sëmurë dhe kam problem, dua të shkoj në spital”, mund të vish edhe të mërkurën sepse fëmijët dhe familja janë para të gjithave, por nëse kontratat janë nëpërmjet email-it, menaxheri merr përqindje, ai duhet të vijë në Tiranë sepse e ka thirrur kombëtarja, jo tregu i Tiranës. Për Cikalleshin si për të gjithë, nuk dua të bëj polemika. Po flas për normalitetin. Nëse në Spanjë, Kosta thotë do vij nesër, po hajde nesër. Nëse ndodh me Shqipërinë, shkon në nivelin zero.”

A ndjetë se nuk shkonte diçka me kombëtaren?

“Janë gjëra që ndodhin në familje. Një fëmijë në 8, një në 10, është normaliteti. Në 1 është grumbullimi, duhet të jesh, nëse ke problem, të jap unë dorë, duhet të vish, të firmosësh këtu, festonim në darkë, por duhet të vish në kombëtare.”