• |
ide | kryesore

Vezhgim pas dy ndeshjeve/ Panuçi po fillon të shqiptarizohet

Arkiva, Sport
nano.jpg


Kristiano Panuçi nuk ka marrë përsipër vetëm një trashigimi të vështirë në stolin e të kuqve si pasardhës i De Biazit, por ai ka njëkohësisht edhe misionin e dytë, atë të të qenit një komunikues i mirë, (Xhani qe një mjeshtër i vërtetë) për të hyrë në zemrat e tifozerisë shqiptare. Dhe duket se këtë operacion imazhi ka filluar të vërë në punë edhe ish mbrojtësi legjendar i Milanit dhe Realit.

Ai ka dalë sot në një konferencë për shtyp për t’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përshtypjet e tij pas dy ndeshjeve të para ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Por që në fillim ai ka dashur të shpjegojë se këtë analizë të ndeshjes po e bën në rrespekt të gazetarëve dhe të publikut shqiptar. “Flasim për një kombëtare, përndryshe po të ishte fjala për një klub nuk do ta bëja këtë rrëfim” ka theksuar ai.

Pastaj tekniku italian ka shkuar edhe më tej ne tratativat për t’u shfaqur simpatik përpara publikut: “Shihja pas ndeshjes, natën, ditën pas dhe mendoja se jam tmerrësisht i sëmurë pas punës time. Në disa aspekte të jetës do të doja të isha ndryshe, por kam aq shumë respekt për veten, për presidentin, për Shqipërinë, për lojtarët, sa mendoj 24 orë në 24 për punën time” ka rrëfyer ai. Po në të njëjtën linjë është shfaqur italiani edhe përsa i përket ekipit që do të ndërtojë. Ai ka theksuar se i duhen ende mesfushorë dhe sulmues cilësorë që do të vazhdojë t’i kërkojë nëpër Europë: “Kemi një listë lojtarësh në Europë që do të shoh, do të jetoj në avionë. Por duke mos pasur kohë, do të punoj sa më shumë që të jetë e munudur” ka thënë Panuçi duke lënë mesazhin e një njeriu që do të jetojë 24 orë në 24 me ekipin kombëtar.

Nuk ka diskutim se me mënyrën e sjellshme, të hapur dhe me zotimet se ai do të japë maksimumin, trajneri i ri po bën një përpjekje për të hyrë në zemrat e tifozerisë kuq e zi e cila mban ene të pa prekur ikonën e De Biazit. Dhe kjo strstegji “shqiptarizimi” duhet përshëndetur. Pavarësisht se mbi të gjitha për imazhin e Panuçit do të vendosë ajo që ai do të bëjë në fushë. (Lapsi.al)

 

Thëniet në Konferencë

Pse kisha frikë?

I frikësohesha këtyre dy ndeshjeve për kondicionin fizik të skuadrës. Ishte fillim sezoni dhe shumë lojtarë ende nuk kanë luajtur me skuadrat e tyre. Kishim lojtarë si Memushaj, Ajeti, Roshi, të cilët në klube nuk kishin formën më të mirë, dhe nuk kishin minuta. Memushajn mu desh ta hiqja, Llullaku kishte ngërç Siç e kemi parë, Franca barazoi me Luksemburgun. Ne mundëm Lihtenshtejnin dhe dukej e lehtë, por nuk ishte e tillë.

Taktika që zgjodha në Strumicë

Në Maqedoni bëra një zgjidhje me Lilën dhe Kukelin si dy mesfushorë para mbrojtjes. i druhesha vrrullit dhe dëshirës së maqedonasve dhe kështu vendosa të hiqja dorë nga mundësia për të luajtur topin. Duke qenë se kisha katër lojtarë sulmues përpara si Hyka, Roshi, Llullaku dhe Sadiku, kisha tmerrësisht frikë se nëse humbnim topin dhe mbeteshim me ata 4 para, Maqedonia do të na dëmtonte në kundërsulm. Edhe pse në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, nuk vuajtëm, patëm një rast me Hysajn, katër kundër një.

Çfarë mendoj për të ardhmen

Jam i bindur që është më mirë të luash me tre në mesfushë se me dy. Kjo është pjesë e njohjes ndaj skuadrës, ndaj kam nevojë në këtë periudhë të ardhshme, të hedh në fushë skuadrën më të mirë të mundshme, të kërkoj mesfushorë dhe sulmues me cilësi.Kemi një listë lojtarësh në Europë që do të shoh, do të jetoj në avionë. Por duke mos pasur kohë, do të punoj sa më shumë që të jetë e munudur. Kjo është ideja nga këtu e në vazhdim.”