• |
ide | kryesore

VIDEO/ Hamdi Salihi “çmend” Austrinë me 2 gola të tjerë

Arkiva, Sport
saliohi.jpg


Hamdi Salihi nuk njeh limite. Në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes së sotme, midis Neustadt dhe Liefering, ai i ka dhuruar avantazh të dyfishtë ekipit. Bomberi shkodran ka shënuar në minutën e 10-të, duke përfituar nga një pasim i gabuar i ekipit kundërshtar dhe më pas në të 23-ën, nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë dopietë, ai ka shkuar në kuotën e 8 golave, në 9 javë të kampionatit, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë.