• |
ide | kryesore

Tramexani dështon me shqiptarët, rrezikon shkarkimin

Arkiva, Sport
JC17845-470x313.jpg


Paolo Tramexani rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtimi i Sionit, ndonëse ka pak javë që ka filluar kampionati zviceran i futbollit. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit, prej korrikut në stolin e klubit zviceran, nuk po kalon një periudhë të lumtur edhe për shkak të rezultateve aspak bindëse të skuadrës, e cila fitoi dy ndeshjet e para të kampionatit, por që atëherë nuk ka arritur të dalë nga fusha me tri pikët.

Tramexani insistoi të afronte në skuadër gjatë verës futbollistë shqiptarë, duke nënshkruar me Ermir Lenjanin dhe Burim Kukelin, për t’i rreshtuar të dy në mbrojtje, të parin në të majtë dhe të dytin në qendër.

Por eksperimenti dështoi me sukses sot, në ndeshjen ku Sioni u mund 3-2 nga Grasshopers, pasi thuajse çdo aksion i golave kundërshtarë vinte nga moskoordinimi në prapavijë që u mundësonte atyre të shmangnin pozicionin jashtë loje. Sioni, nga skuadër që luftonte për zonën e Europës dhe për trofe në Zvicër, është kthyer shpejt në ekip që rrezikon mbijetesën, pasi tani gjendet 3 pikë larg fundit të tabelës së klasifikimit./panorama/