• |
ide | kryesore

Zbulohen vendimet që do miratojë sot qeveria “Rama 2”

I pakategorizuar
Screen Shot 2017-09-13 at 4.33.41 PM.png



Qeveria e re do të mblidhet sot për herë të parë pas krijimit të saj dhe dekretimit nga Presidenti. Mësohet se mbledhja do të mbahet pas ceremonisë së betimit tek Presidenti, Ilir Meta.

Në mbledhjen e parë të qeverisë janë 10 pika në rendin e ditës. Po kështu mësohet se vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit të Skënderbeut.

Në mbledhjen e ekzekutivit pritet të ngrihet komisioni i posaçëm për figurën e Skënderbeut. Vendimi tjetër ka të bëjë me certifikatat, që do të sjellë lehtësim të burokracive administrative. Të dyja këto vendime janë trumpetuar më parë nga vetë Edi Rama në Facebook, pas mbledhjeve që bëri në Llogara dhe Velipojë me ministrat e rinj.  

Gjithashtu burime bëjnë të ditur se pritet një tjetër vendim për godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve. Kjo e fundit pritet të rikonstruktohet dhe adaptohet për zyrat e funksionarëve të Vettingut. Lapsi.al zbuloi disa muaj më parë vendimin e qeverisë për të shpenzuar mbi 100 milion lekë të reja për rikonstruksionet në godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve.
Një vendim tjetër që pritet sot nga Këshillimi i Ministrave ka të bëjë me një fond ndihme ndaj SHBA për të prekurit nga uragani ‘Irma’. /LAPSI.AL/