• |
ide | kryesore

E bujshme/ Shakira dhe Pique drejt ndarjes

Arkiva, Sport
shakira-pique-relationship-goals.png


Lajmet e fundit nga mediat meksikane njoftojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre disa vjeçare. Bëhet fjalë për futbollistin e Barcelonës Gerard Pique dhe këngëtaren kolumbiane Shakira. Ata janë prindër të dy djemve, por sipas mediave meksikane ata prej disa muajsh nuk jetojnë më bashkë. Mësohet se shkak i mosmarrëveshjes mes tyre ka qenë një person i tretë.

Futbollisti i kombëtares spanjolle nuk ka publikuar më asnjë foto me Shakirën që prej 6 muajsh, siguron revista meksikane  ‘Caras’. Ndërsa Shakira nuk e ka përmendur më Pique-në që prej dasmës së Messi-t, ku ata ishin të dy krahë njëri-tjetrit.  Kohët e fundit Shakira i është përkushtuar karrierës së saj muzikore , me disa turne nëpër Amerikën Latine.