• |
ide | kryesore

Çfarë kuptimi kishte fjongoja blu në tapetin e kuq ditën e djeshme në ndarjen e çmimeve Emmy?!

I pakategorizuar



 

Dje u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Emmy”, ku nuk munguan pershonazhë mjaft të njohur.

Përveç çmimeve, veshjeve më të bukura dhe atyre më pak të vlerësuar në tapetin e kuq diçka tjetër ra më në sy.

Ishte pikërisht një fjogo blu me mbishkrimin “ACLU”, një organizatë jofitimprurëse që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut dhe është kundër presidentit të Amerikës Donald Trump.

Pas fushatës presidenciale të vitit 2016, Hollyëood është bërë më politik se kurrë.  Dhe çmimet Emmy të këtij viti nuk ishin përjashtim pasi yjet përdorën qilimin e kuq për të bërë një deklaratë politike. Shumë të famshëm mbanin fjongo blu për të mbështetur Bashkimin Amerikan për Liritë Civile.

OJF ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të konfrontimeve të saj me administratën Trump mbi politikat që ka ndjekur, duke përfshirë ndalimin myslimanëve dhe mocionin për t’i dhënë fund programit DACA.