• |
ide | kryesore

Bejtja: “Basha dështoi, ja cila është zgjidhja për opozitën”

I pakategorizuar
andibejtjalulzimbashaok.png



Analisti Andi Bejtja ka mbërritur në përfundimin se Basha jo vetëm dështoi ta risjellë PD-në në pushtet, por ai është i paaftë ta fitojë garën edhe pas katër apo tetë vitesh. “Lulëzim Basha i shitur ose i pashitur, i aftë ose i paaftë, Sororist apo Trumpist nuk e ngre dot trajsën e opozitës dhe pas këtyre që i ndodhën me vullnetin ose pa vullnetin e tij, ai nuk është në gjendje të ringrejë shpejt një kauzë morale që e mbyti me duart e veta” ka shkruar ai sot në një editorial për Syri.net. Prandaj si të vetmen zgjidhje që opozitarizmi të mos vdesë në Shqipëri, apo që gjithë zërat kritikë të mos shiten një nga një tek Edi Rama, ai sheh vetëm një mundësi: “Ka vetëm një rrugë: Fronti i Gjerë Opozitar, me të gjithë ata që mendojnë se ky vend ka nevojë për opozitë më shumë se kurrë: një front me Lulin e shitur ose të pashitur brenda, me Jozefina Topallin, Astrit Patozin e Arben Imamin, me LSI-në, me Ben Blushin, Vangjel Dulen dhe Dashamir Shehin, me Artan Fugën apo Fatos Lubonjën e më shumë e shumë të tjerë jashtë politikës që kanë bërë opozitë shumë e shumë herë më serioze e konstruktive se vetë Partia Demokratike”. Sipas Bejtes kjo është mundësia e fundit: “…e vetmja rrugë që Rama të mos mbetet duke patur opozitë vetëm vetveten”. (Lapsi.al)