• |
ide | kryesore

Ironia e Palokës: Kush e di çka hequr Trump t’i mbush mendjen Ramës që të dalë në foto me të

I pakategorizuar
ramaaaa.jpg



Edi Paloka, nënkryetari i Partisë Demokratike ka ironizuar foton e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Paloka shkruan se kush e di ç’ka hequr Trump t’i mbushë mendjen Ramës që të dalë në foto me të.

Ndërkaq, nënkryetari i PD-së nuk harron të përmendë edhe faktin që Rama përpara se Trump të zgjidhej President në SHBA, tha se do kërcënoheshin marrëdhëniet mes dy vendeve. 

“Kush e di cka hequr Trump ti mbush mendjen Rames qe te dal ne foto me te… Ka patur dhe merakun se mos Rama mbante fjalen dhe prishte marredheniet me SHBA pas fitores se tij.” – shkruan Paloka