• |
ide | kryesore

Melania Trump ironizohet nga ndjekësit për stilin e të veshurës gjatë fjalimit për bullizmin

I pakategorizuar



Melania Trump, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dha një fjalim mbi bullizmin gjatë të mërkurës mbrëma duke përdorur edhe shprehje të tipit “asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet kurrë i uritur” me një fustan të Delpozo i cili kushton 2,950 dollarë.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet kurrë i uritur, i friksuar, i terrorizuar, i përqeshur ose merakosur dhe pa pasur askënd tek i cili mund të mbështetet,” tha Melania. “Ne duhet të mësojmë çdo fëmijë me vlerat e empatisë, mirësisë, nxënies, integritetit dhe lidershipit të cilat mund të mësohen vetëm nga shëmbulli që në iu japim.”

Në radhë të parë, do të ishte shumë mirë që edhe Donald Trump në radhë të parë, por edhe shumë politikanë të tjerë, edhe në Shqipëri, të dëgjonin këto mesazhe te bashkëshortes së tij dhe t’i bënin të tyret disa nga këto vlera. Për shembull mirësia, empatia dhe lidershipi janë shumë të rëndësishme për ta. Së dyti, kjo nuk është hera e parë që Zonja e Parë kritikohet për shijen e saj të shtrenjtë. Prandaj edhe komentet e tyre në median sociale ishin të shumta.

Ja disa prej tyre:

Melania Trump, vesh një fustan rozë të dizajnerit Delpozo që vlen me mijëra dollarë, thotë: “Asnjë fëmijë nuk duhet të ndjejë uri…”

Fustani që kishte veshur Melania gjatë fjalimit të saj për bullizmin ishte i fryrë sepse ishte i mbushur me ironi.

Më duhen syze antirefleks për të ndjekur fjalimin e Melanias. Nuk e di nëse është fustan apo një llambë neoni ajo që ka veshur.