• |
ide | kryesore

Trump vizitë në Serbi? Vuçiç thotë se është çështje kohe

I pakategorizuar
VucicTrampTviter-640-533x400-300x225.jpg



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pretendon se do të presë së shpejti në Beograd presidentin amerikan Donald Trump pasi ky i fundit i ka pranuar një ftesë duke i thënë se një vizitë do të ishte “një ide e mirë”.

“Nëse dhe kur do të vijë Trump – unë jam i sigurt se do të vijë, por kur – varet nga axhenda e tij dhe gjërat e tjera,” tha Vuçiçi në mediat serbe.

Vuçiç ishte pjesë e një pritje të organizuar nga presidenti amerikan dhe gruaja e tij Melania për udhëheqësit botërorë, të cilët ishin mbledhur në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti serb u mburr se ia dha dorën Trump “katër herë” dhe tha se vizita e presidentit amerikan ka gjasa të ndodhë në vitin 2018.

“Kur i dhashë ftesën… i fola për ndjenjat që shtetasit serbë kanë për të, si do ta mirëpresin, si se vizita e tij do të tregonte se sa shumë e duan serbët këtë miqësi.” – tha Vuçiç për median.

Ai shtoi se Trump i kishte thënë se ngjante “si lojtar i NBA-së” dhe e pyeti nëse kishte luajtur ndonjëherë basketboll, ku Vuçiç pretendoi se u përgjigj se ishte “shumë i shkurtër dhe i dobët” dhe se kishte provuar të luante më parë por “pa sukses”.

“Pata pak më shumë kohë në dispozicion me të se sa të ftuarit e tjerë, falë bisedës që filluam, ndoshta edhe sepse isha nga i njëjti rajon si bashkëshortja e tij”, tha Vucic, duke iu referuar Sllovenisë, vendlindjes së Melanias./BIRN