• |
ide | kryesore

“El Pais” zbulon prapaskenën: Cavani refuzoi 1 milion euro të mos gjuajë penalltitë

Arkiva, Sport
091925090-0766f68b-499d-4e21-91b7-46cce0de51d8.jpg


53 ditë nga zyrtarizimi i bujshëm i Neymar te PSG, braziliani ndjen vetmi në klubin parisien. Në një artikull të së përditshmes spanjolle “El Pais” thuhet se sulmuesi është braktisur nga shumica e lojtarëve të PSG të cilët kanë mbajtur anën e Cavani-t. Edhe veteranët e ekipit janë shprehur në dhomat e zhveshjes se sjellja e Neymar në fushë ishte e patolerueshme në një ekip profesionistësh. Ekuilibrat në skuadër janë thyer dhe për të qetësuar “ujërat” janë përfshirë të gjithë deri te presidenti Nasser Al-Khelaifi. Ai i ka ofruar Cavanit 1 milionë euro që të heq dorë nga penalltitë. Kjo është shifra që Cavani ka në kontratë si bonos nëse shpallet golashënues në Ligue 1, por presidenti ka vendosur t’ja japë edhe nëse ai nuk e arrin këtë synim. Burimet e “El Pais” thanë se Cavani nuk e ka pranuar propozimin. Uruguaiani është shprehur se pas 4 vitesh te PSG është ai që duhet të gjuajë penalltitë dhe se nuk bëhet fjalë për një çështje parash, por respekti. Emisarë të Al-Khelaifi kanë provuar të bindin edhe Neymar, por braziliani është shprehur se vlera e tij në treg ia lejon të kërkojë gjithçka. /lapsi.al/