• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Nuk “respektojnë” himnin, sporti amerikan protestë kundër Trump

Arkiva, Sport
ftuhrtyu.JPG


I gjithë sporti amerikan dhe jo vetëm kundër Donald Trump. Ekipe të tëra të NBA, NFL, MLB i janë bashkuar nismës kundër presidentit amerikan që tashmë e ka barë të qartë se asnjëherë “nuk numëron deri në 10 para se të flasë”. Nga LeBron James te Steph Curry, kampionët e futbollit tek ata të basketbollit kanë dalë kundër kreut të shtëpisë së bardhë. Shkak u bë një deklaratë e Presidentit amerikan në Twitter se Golden State, kampione e Nba nuk është e mikpritur në Shtëpinë e Bardhë.

Image result for trump sports protest

Më pas Trump kërkoi largimin e të gjithë lojtarëve që uleshin në gjunjë gjatë himnit kombëtar në shenjë proteste për trajtimin e njerëzve me ngjyrë nga policia amerikane. Kaq ka mjaftuar dhe pas Bruce Maxwell i skuadrës Oakland Athletics që ishte i pari i Ligës Kryesore të Bejsbollit që u gjunjëzua të ndiqej nga sportist të shumtë.

Image result for trump sports protest

Protesta i kaloi kufijtë e SHBA-ve. Të gjithë lojtarët e Jacksonville Jaguars dhe të Baltimore Ravens zgjodhën të protestojnë duke u ulur në gjunjë përpara përballjes së tyre në Wembley të Londrës. Dhe jo vetëm lojtarët, por edhe stafi teknik, të deleguarit dhe masazhatorët. Madje edhe pronarët e klubeve e kanë mbështetur këtë protestë në shenjë solidariteti. I gjithë sporti amerikan është kthyer kundër Presidentit. A e ka lënë ai me kaq? Jo. Me anë të një komenti tjetër të rrjetet sociale ka kërkuar të pushohen të gjithë ata që protestojnë në këtë mënyrë. Por tani të gjithë ulen në gjunjë gjatë himnit me sloganin: “Na pushoni të gjithëve”./lapsi.al/