• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut: SHBA na shpalli luftë, mos u habisni me veprimet tona tani

Arkiva, Planet
korea.jpg



Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se i kanë shpallur luftë vendit të tij.

Ri Yong-ho i tha gazetarëve në Nju Jork se Koreja e Veriut ka të drejtën për të rrëzuar bombarduesit amerikanë edhe jashtë hapësirës së tyre ajorre.

Situata mes dy vendeve është tensionuar së tepërmi pas deklaratës së fundit të Donald Trump në mbledhjen e OKB-së në Nju Jork. Trump deklaroi se SHBA-të janë gati t’a shkatërrojnë plotësisht Korenë e Veriut, nëse ajo bën qoftë edhe lëvizjen më të vogël kundër SHBA-ve ose aleatëve të saj.

Kjo deklaratë irritoi liderin koreanoverior, Kim Jong-un, i cili si kurrë më parë bëri një deklaratë të tijën të këtij lloji në mediat e vendit komunist, duke thënë se me atë deklaratë, Trump ofendoi atë dhe vendin e tij para botës. Sipas diktatorit, përgjigja e Koresë së Veriut do të jetë më e ashpër se më parë.

Kujtojmë se situata mes dy vendeve është tensionuar çdo ditë e më shumë, që nga testet e para të raketave balistike të kategorisë së pestë, rreth një vit më parë, e deri para dy javësh, kur dyshohet se Koreja e Veriut testoi me sukses bombën me hidrogjen, një bombë 10 herë më e fuqishme se ato amerikane që u lëshuan në Hiroshima dhe Nagasaki, në vitin 1945. /LAPSI.AL/